Marine Le Pen: Hillary Clinton personifikon luftën, me zgjedhjen e saj do shtohen konfliktet

Publikuar tek: bota, më 17:46 01-09-2016 Marine Le Pen: Hillary Clinton personifikon luftën, me zgjedhjen e saj do shtohen konfliktet

Zgjedhja e demokrates Hillary Clinton në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shkaktonte konflikte në botë, deklaroi sot për televizionin amerikan, CNN liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen që mbështet republikanin Donald Trump.

“Unë kam bindjen se Hillary Clinton personifikon luftën. Hillary Clinton është shkatërimi, është mungesa e ekuilibrit të botës”, u shpreh presidentja e Frontit Kombëtar (FN) në këtë intervistë në gjuhën frënge, publikuar një ditë më parë.

”Hillary Clinton në krye të SHBA-së është zgjedhja ekonomike që ndikon negativisht në mirëqënien e popullit tim”, vijoi ajo.

”Janë zgjedhje gjeostrategjike që do të çojnë në konflikte globale që rrezikojnë të jenë mjaft të rënda”, theksoi Le Pen.

Marine Le Pen, gjithashtu në garë për presidencialet franceze të 2017-ës bëri një paralelizëm midis kandidaturës së saj dhe manjatit të pasurive të patundshme Donald Trump, që ajo ofroi mbështetjen e saj në muajin korrik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033901929855347
array(1) { ["section"]=> string(96) "marine-le-pen-hillary-clinton-personifikon-luften-me-zgjedhjen-e-saj-do-shtohen-konfliktet-51576" }