Marine Le Pen nën akuzë për shpërdorimin e fondeve të BE-së

Publikuar tek: bota, më 19:27 01-07-2017 Marine Le Pen nën akuzë për shpërdorimin e fondeve të BE-së

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen është akuzuar për shpërdorim të fondeve të Bashkimit Evropian. Ndaj zonjës Le Pen u ngritën dje zyrtarisht akuza për përdorimin e fondeve të BE për të paguar ndihmësit e saj parlamentarë në Francë.

Zonja Le Pen doli dje para gjykatësve në Francë ku dëgjoi akt-padinë për thyerje të besimit publik dhe bashkëpunim në thyerjen e besimit publik lidhur me pagesat për dy prej asistentëve të saj gjatë periudhës kur ishte anëtare e Parlamentit Evropian.

Hetimet përqëndrohet mbi dyshimet se forca politike e zonjës Le Pen, Fronti Popullor ka përdorur fonde të Bashkimit Evropian për aktivitete partiake në Francë. Zonja Le Pen i ka hedhur vazhdimisht poshtë këto akuza duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Parlamenti Evropian e akuzon politikanen franceze se ka keqpërdorur 5.7 milionë dollarë. Marine Le Pen u zgjodh në Parlamentin Evropian në 2004.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Terrorizohet New York-u, “doktori” qëllon për vdekje 4 pacientë, disa të plagosur
Trump: Durimit me Korenë e Veriut i erdhi fundi. E zgjidhim me forcë »
Article Logic
Execution time: 0.010562181472778
array(1) { ["section"]=> string(65) "marine-le-pen-nen-akuze-per-shperdorimin-e-fondeve-te-be-se-84673" }