Tre grabitës të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin naftë nga një prej puseve në zonën e Marinzës por janë konfliktuar me rrojen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, kur tre grabitësit janë pikasur nga roja i pusit të naftës kur kanë qëlluar në drejtim të tij dhe më pas janë larguar. Sipas policisë së Fierit, nga ngjarja nuk ka mbetur asnjë person i lënduar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e 3 grabitësve.