Situata në Marinzë vazhdon të jetë problematike pasi në disa vende ka ende rrjedhje gazi duke vënë në rrezik edhe pesë banesa. Banorëve të tyre uk u lejohet qëndrimi në banesa apo në zonën ku paraqitet rrezikshmëri nga rrjedhja e gazit.
Ka nisur ndërkohë verifikimi i dëmeve i ngritur nga kompania Bankers Petroleum, Prefektura dhe Komuna. Përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum janë shprehur se do dëmshpërblejnë banorët dhe të gjitha dëmet që janë shkaktuar nga shpërthimet e puseve në Marinzë.
Nga ana tjetër ambientalisti Sazan Guri ka shprehur mbështjetje ndaj banorëve duke akuzuar njëkohësisht qeverinë se po përkëdhel firmat që shkaktojnë ngjarje të tilla.