Marjana Kondi feston 60- vjetorin e lindjes, zbulon dhuratën që i bëri kryeministri Rama

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:42 23-02-2021 Marjana Kondi feston 60- vjetorin e lindjes, zbulon dhuratën që i bëri kryeministri Rama

Aktorja shumë e dashur për shqiptarët Marjana Kondi, ka festuar dje 60 vjetorin e lindjes. Artistja e njohur ka marrë shumë urime nga miq e të afërm, si dhe dhurata të ndryshme për t’i zbukuruar ditën e lindjes.

Një nga dhuratat qe tërhoqi më shumë vëmendje ka qenë ajo e kryeministrit Edi Rama, i cili i ka dërguar aktores një shishe verë të kuqe. Në foton e publikuar nga vetë Marjana Kondi, aktorja shihet e ulur në një karrige dhe me shishen e verës në duar, të cilën ia ka dërguar kryeministri në këtë ditë të veçantë për të.

“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne ditën time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me një dhurate simbolike si shenje vlerësimi për kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi”, ka shkruar Marjana krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 21 vjeçarja thyen rekordin botëror, lundron e vetme në Oqeanin Atlantik për 70 ditë
»
Article Logic
Execution time: 0.023409128189087
array(1) { ["section"]=> string(93) "marjana-kondi-feston-60-vjetorin-e-lindjes-zbulon-dhuraten-qe-i-beri-kryeministri-rama-239879" }