Marjana Kondi u shfaq në krah të aktorit Robert Ndrenika në filmin “Rrokullisje” me regji dhe skenar të Leka Bundos, në një film që mori duartrokitjet e publikut. Filmi trajton historinë e fajdeve në vitin 1997 në Shqipëri. Kondi ka rrëfyer emocionet në sheshxhirim, por dhe një sekuencë, ku ajo e aktori shfaqen duke u puthur. “Megjithëse tingëllon e vështirë, kjo skenë është realizuar vetëm me një dubël. U befasuam të dy dhe e kemi përmendur gjithmonë me të qeshura në sheshxhirim atë skenë” rrëfen Kondi.