Marjana Kondi përlotet në telefon: “Koço Devole ikën si zotëri”, Mehdi Malkaj: “Ai nuk vdiq, thjesht ka ndërruar banesë”

Publikuar tek: kulture-art, më 11:20 08-11-2020 Marjana Kondi përlotet në telefon: “Koço Devole ikën si zotëri”, Mehdi Malkaj: “Ai nuk vdiq, thjesht ka ndërruar banesë” Mehdi Malkaj / Koço Devole / Marjana Kondi

Aktorja Marjana Kondi ka shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të kolegut të saj, Koço Devole, teksa është përlotur kur ka kujtuar disa nga rolet që kanë patur së bashku.

“Ai ka lënë një familje të lumtur, nipa, mbesa, që duhet të jenë krenarë për të. Ai ikën si zotëri në atë botë. Ai iku ashtu si i ka hije në artisti të vërtetë. Koço ka patur një natyrë që nuk ankohej. Ka qenë një njeri fantastik. Na ikën kolegët…”, u shpreh aktorja Marjana Kondi.

Edhe aktori i madh Mehdi Malkaj u shpreh i tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të Devoles. Ai tha se aktori i humorit “nuk vdiq, por ndërroi banesë”.

“Jemi në një situatë shumë të keqe. Një artist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës. Por unë do flas pak fare shkurt për këtë, Devolja për mua nuk ka vdekur, thjesht ka ndërruar banesë. Një njeri vdes kur i vdes vepra, ai ka lënë shumë, shumë vepra”, u shpreh Malkaj në një lidhje telefonike me "ABC News".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Fëmija i lidhur me zinxhir", skulptura në rrugët e Napolit pasqyron situatën e pandemisë së Covid-19
»
Article Logic
Execution time: 0.011557102203369
array(1) { ["section"]=> string(119) "marjana-kondi-perlotet-ne-telefon-koco-devole-iken-si-zoteri-mehdi-malkaj-ai-nuk-vdiq-thjesht-ka-nderruar-banese-226884" }