Mark Esper: Duhet një 'marrëveshje e mirë' me Talebanët

Publikuar tek: bota, më 23:34 07-09-2019 Mark Esper: Duhet një 'marrëveshje e mirë' me Talebanët Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha të shtunën se edhe pse Uashingtoni po kërkon një marrëveshje politike me talebanët, kjo nuk do të thotë se do të pranonte çdo lloj marrëveshje. Deklarata e tij pason një valë dhune që ka përfshirë vendin, e cila ka hedhur hije mbi bisedimet me grupin kryengritës.

Udhëheqësit afganë përfshirë presidentin Ashraf Ghani kanë qenë gjithnjë e më kritik ndaj asaj që duket të jetë një projekt-marrëveshje e arritur këtë javë në Doha, mes dërguarit special të SHBA-së Zalmay Khalilzad dhe Talebanëve ndërsa dhuna është përshkallëzuar.

"Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se mënyra më e mirë për të bërë përpara është arritja e një marrëveshje politike dhe po punojmë me zell rreth kësaj, kjo nuk do të thotë se do të arrijmë çdo lloj marrëveshje", tha zoti Esper gjatë një konference për shtyp në Paris me homologun e tij francez.

"Ne do të sigurohemi që të kemi një marrëveshje të mirë, e cila garanton sigurinë e vendeve tona dhe një të ardhme të shndritshme për popullin afgan", shtoi ai.

Projekt-marrëveshja me Talebanët, parashikon tërheqjen e mijëra trupa amerikanë gjatë muajve të ardhshëm në këmbim të garancive se Afganistani nuk do të përdoret si bazë për të sulme militante ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Sidoqoftë një marrëveshje e plotë paqeje që do t’i jepte fund luftës më shumë se 18 vjeçare do të varej nga bisedimet e brendshme afgane që do të pasojnë këto zhvillime. Talibanët kanë refuzuaShefier thirrjet për një armëpushim dhe në vend të kësaj kanë përshkallëzuar operacionet në të gjithë vendin. /VOA

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010700941085815
array(1) { ["section"]=> string(59) "mark-esper-duhet-nje-marreveshje-e-mire-me-talebanet-177674" }