Mark Frroku intervistë për gazetën belge: Burgjet tuaja s’krahasohen me këto në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 28-02-2017 Mark Frroku intervistë për gazetën belge: Burgjet tuaja s’krahasohen me këto në Shqipëri

Ish-deputeti Mark Frroku ka dhënë një intervistë për mediat belge, ku ka folur për akuzën që rëndon ndaj tij: vrasjen e Aleksandër Kurtit të ndodhur më 5 Mars 1999 në Bruksel. Në intervistën për “dhnet.be”, Frroku shprehet se ai nuk ka kryer vrasje, pasi në atë kohë ka qenë në Shqipëri dhe jo në Belgjikë.

“Nuk e kam kryer këtë vrasje në Belgjikë në vitin 1999. Unë kam qenë në Shqipëri më 15 mars 1999, 1500 km larg nga Brukseli. Unë do të shtoja se nuk kam mbrojtje në Shqipëri. Në qoftë se do të kisha mbrojtje siç mendohet, nuk do të isha këtu në burg prej dy vitesh”, ka thënë Frroku për “dhnet.be” të cilin drejtësia belge e ka dënuar me 10 vjet burg në vitin 2010 për vrasjen në Bruksel të bashkëkombësit të tij Aleksandër Kurti.

Ish-deputeti i PKD-së dhe biznesmeni shqiptar ndodhet në burg në Shqipëri që prej 28 marsit 2015, ndërsa sot ai ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për vrasjen e kryer 18 vite më parë, ndërsa mbahet në burgun 302 në Tiranë, shkruan më tej media belge.

“Duke krahasuar burgjet belge, holandeze dhe shqiptare, më të vështira janë ato shqiptare,” thotë Frroku, person i dënuar në Belgjikë për vrasje dhe që dëshiron të ndërrohet ideja se burgu për të është si të jesh në festë apo me pushime.

Ndërkohë ish- deputeti shqiptar flet edhe për faktin se përse u bë deputet në Shqipëri, ndërsa shprehet se ka marrë votat e qytetarëve pa bërë manipulime, por në mënyrë të rregullt dhe sipas ligjit.

“Unë u zgjodha deputet në mënyrë rregullt, përballë kandidatëve seriozë dhe me 7,000 vota avantazh. Nuk kishte asnjë manipulim”, ka thënë Frroku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fuga: "Krimi" i vërtetë i Lulzim Bashës!
Hajduti shqiptar rikthehet në Itali, këtë herë për të përndjekur ish të dashurën »
Article Logic
Execution time: 0.011417150497437
array(1) { ["section"]=> string(93) "mark-frroku-interviste-per-gazeten-belge-burgjet-tuaja-s-krahasohen-me-keto-ne-shqiperi-70268" }