Mark Marku: Dritëro Agolli ishte përgjegjës për vrasjet dhe dënimet e shkrimtarëve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 11-02-2017 Mark Marku: Dritëro Agolli ishte përgjegjës për vrasjet dhe dënimet e shkrimtarëve

Vazhdon debati pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli, për rolin që ai ka patur si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në vrasjen, burgosjen dhe internimin e shkrimtarëve gjatë periudhës së komunizmit.

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku ka thënë në emisionin “Kjo Javë” në News 24 se Agolli nuk mund të shmanget nga përgjegjësia për sa kohë ishte kryetar i kësaj Lidhje dhe deputet.

“Secili ka përgjegjësinë e tij në mënyrë proporcionale”, tha Marku duke kërkuar që Agolli të mos konsiderohet si kolos i letërsisë shqipe. Ai tha se Dritëro Agolli është shumë inferior ndaj shkrimtarëve të tjerë bashkëkohor në botë, apo edhe përballë poetëve të mëdhenj si shqiptar si Lasgush Poradeci dhe Migjeni.

Për Markun, Dritëro Agolli ka qenë një shkrimtar i komunizmit dhe ndaj i janë bërë gjithnjë elozhe. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qato: Policia e dinte për transportin e parave të BKT, ja pse efektivët u nisën me këmbë dhe jo me makinë drejt vendngjarjes
Banorët e Zharrëzës në protestë, bllokojnë rrugën duke djegur goma (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012835025787354
array(1) { ["section"]=> string(87) "mark-marku-dritero-agolli-ishte-pergjegjes-per-vrasjet-dhe-denimet-e-shkrimtareve-68448" }