Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, ka rrëfyer urdhrin e Majlinda Bregut, e cila ka mbajtur edhe postin e zëdhënëses së Qeverisë së Sali Berishës, që asnjë deputet i kësaj force politike të mos paraqitej në televizionet kritike.
Marku ka thënë në emisionin “Studio e Hapur” se Bregu, “që sot hiqet si opozitare e madhe”, u kishte ndaluar deputetëve të PD-së, kur kjo forcë politike drejtonte vendin, që të mos shfaqenin në Top Channel, Vizion Plus dhe për një periudhë edhe në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.
“Unë kur kam qenë në pushtet kam shkuar në mënyrë demonstrative në këto televizione edhe pse na ndalohej”, ka thënë Marku.
Lexo edhe: Mark Marku-Henri Çilit: Lelën e hoqe për Edi Ramën. Botuesi: Gënjeshtër që nuk qëndron