Mark Zuckerberg refuzon Samitin e Obamës, diskutohet siguria kibernetike

Publikuar tek: bota, më 21:30 13-02-2015 Mark Zuckerberg refuzon Samitin e Obamës, diskutohet siguria kibernetike Presidenti i SHBA Barac Obama dhe pronari i Facebook Mark Zuckerberg

Disa drejtues të kompanive të mëdha të network-ut, refuzuan të marrin pjesë në një samit për krimin kibernetik, organizuar nga Shtëpia e Bardhë në SHBA, raporton Le Figaro. Disa prej drejtuesve të gjigandëve të rrjeteve kanë dërguar në këtë samit vetëm zyrtarët e tyre të sigurisë, sipas Bloomberg.

Mark Zuckerberg (facebook), Marissa Mayer (Yahoo!) Larry Page dhe Eric Schmidt (Google) ishin të ftuar në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni për krimet kibernetike. Ndërkohë që do të jenë Tim Cook (apple) si dhe drejtuesit e Paypal, Box dhe American Express. Samiti ishte shpallur që në janar dhe presupozohej që të mblidheshin aty personalitete të teknologjive të reja, bankave dhe zyrtarë të administratës Obama. Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Sekretari i Shtetit për Tregtinë dhe koordinatori i kibernetizmit në Shtëpinë e Bardhë janë present po ashtu. Samiti do të mbulojë tema që lidhen me sigurinë në internet dhe mbrojtjen e konsumatorit. Do të diskutohet edhe për bashkëpunimin mes autoriteteve dhe bizneseve, pagesave të sigurta në internet. Sipas Washington post, pritet që të nënshkruhet dhe një dekret presidencial që u bën thirrje kompanive për të ndalur krimet kibernetike kur ata janë të vetëdijshëm që këto po ndodhin, ose kanë informacione.

Sipas informacioneve që japin mediat ndërkombëtare, ky bojkot vjen pas luftës së disa kompanive dhe Shtëpisë së Bardhë në lidhje me privacinë pas rastit Snoëden (amerikani që mori informacionin e klasifikuar nga NSA (agjencia kombëtare e sigurisë) dhe e kaloi në media. Që kur u bë e qartë se NSA kontrollon NET-et, ofruesit e të gjitha shërbimeve kërkojnë siguri për klientët e tyre, duke deklaruar se do të shtojnë masat për mbrojtjen e të dhënave të tyre. Nëntorin e kaluar WhatsApp (në pronësi të facebook) njoftoi se do të përdorë një program të ri TextSecure. Po kështu, në 2014, Google dhe Apple njoftuan se po gjejnë sisteme të sigurta për Android dhe iOS.  

Por sipas medias ndërkombëtare, administratës së SHBA nuk i pëlqejnë masat e reja që po ndërmarrin gjigandët e network-ut, duke e lidhur këtë me kontrollin që bëjnë për sulme terroriste. Debati ka mbërritur edhe në Evropë, dhe pas rastit të Charlie Hebdo, edhe kryeministri britanik Cameron ka kërkuar masa më shtrënguese. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0260169506073
array(1) { ["section"]=> string(76) "mark-zuckerberg-refuzon-samitin-e-obames-diskutohet-siguria-kibernetike-3272" }