Ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello nuk jeton më. Bello është ndarë nga jeta dje, në moshën 59 vjeçare, në Turqi, aty ku po kurohej për Covid-19. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 23 ditësh.
Marko Bello nuk e ka fituar dot betejën me virusin dhe ka ndërruar jetë mesnatën e djeshme.
Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për tre mandate, nga viti 2001-2013. Gjatë kësaj periudhe ka mbajtur dhe postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Ndërkohë, në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.