Marrëdhëniet ‘e shkëlqyera’ me Greqinë, Profesor Shaban Murati ‘ia numëron’ të gjitha Ramës: Nga deti, te ligji i luftës, çamët e deri te abstenimi në BE

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 16-09-2020 Marrëdhëniet ‘e shkëlqyera’ me Greqinë, Profesor Shaban Murati ‘ia numëron’ të gjitha Ramës: Nga deti, te ligji i luftës, çamët e deri te abstenimi në BE FotoMontazh: Profesor Shaban Murati

Profesori i njohur Shaban Murati reagon pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili sipas tij i ka quajtur “të shkëlqyera” marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. “Ruhuni nga ‘marrëdhëniet e shkëlqyera’ me Greqinë”, shkruan ndër të tjera profesori.

Murati “ia numëron” të gjitha Ramës, nga çështja e detit, mbajtja në fuqi e ligjit të luftës, mosnjohja e çështjes çame, ‘Proktotolli i Korfuzit’ për minoritetin grek, ujrat e Vjosës dhe abstenimi që Greqia i bëri në 2019 Shqipërisë në BE.

“Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. Këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë”, shkruan profesori.

Postimi i plotë:

Ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Jugosllavinë, kur ishte satelite e saj. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Bashkimin Sovjetik, kur ishte satelit i tij. Marrëdhënie të shkëlqyera Shqipëria ka patur me Kinën, kur ishte satelite e saj.

 Në mbrëmjevonën e 15 shtatorit kryeministri shqiptar, pas një darke intime në Athinë me kryeministrin grek, nuk dihet pse shpërtheu në një patetizëm enokulturor dhe deklaroi në emfazë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë të shkëlqyera. Se si mund të shkëlqejnë marrëdhëniet me shtetin, që rivendikon detin tënd dhe territorin tënd, që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë 75 vjet pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, që nuk njeh çeshtjen çame, që kërkon autonominë e “Protokollit të Korfuzit” për minoritetin grek, që të ka grabitur ujrat e Vjosës, që në tetor 2019 abstenoi në samitin e BE kur votohej për hapjen e bisedimeve të Shqipërisë me BE, etj. Këtë paradoks vetëm udhëheqës raja dhe shtete raja mund ta besojnë.

Shqipërisë i duhen marrëdhënie normale me shtetet fqinjë, për “të shkëlqyerat” nga tremb historia jonë kombëtare.

Të dashur shqiptarë, ruhuni nga “marrëdhëniet e shkëlqyera” me Greqinë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010100126266479
array(1) { ["section"]=> string(152) "marredheniet-e-shkelqyera-me-greqine-profesor-shaban-murati-ia-numeron-te-gjitha-rames-nga-deti-te-ligji-i-luftes-camet-e-deri-te-abstenimi-ne-be-220548" }