Përfaqësuesja e Bashkimit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme si dhe Presidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini, do të takohet me presidentët e Republikës së Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.
Takimi është caktuar për ditën e Enjte, më datë 31 Gusht.
Treshja “Mogherini-Thaçi-Vuçiç” u takuan jo më herët se një muaj më parë në Bruksel, ku dy presidentët u dakordësuan në nisjen e një faze të re dialogu midis marrëdhënieve të Prishtinës dhe Beogradit.