Marrëdhëniet Shqipëri-Izrael, Rama jep dy lajme të rëndësishme nga AIPAC

Publikuar tek: politike, më 17:12 04-03-2018 Marrëdhëniet Shqipëri-Izrael, Rama jep dy lajme të rëndësishme nga AIPAC

Kryeministri Edi Rama, ndodhet në SHBA, ku po mbahet Konferenca Vjetore e Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike, në Washington DC.

Në intervistën e tij, Rama foli për mbështetjen që Shqipëria u ka dhënë hebrenjëve, dhe marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit me Izrealin.

Sakaq, dha dy lajme të rëndësishme për marrëdhënien mes dy vendeve.

“Për herë të parë, këtë vit do të kemi fluturime të drejtëpërdrejta nga Izraeli në Shqipëri, gjatë muajve të verës”- u shpreh Rama, teksa shtoi se Shqipëria do të bëhet shtëpia e dytë e izrealitëve për pushime.

Ndërkohë njoftoi se ka marrë angazhimin që të ndërtojë një Qendër Kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelite, në zemër të Tiranës.

Kryeminstri Rama u shpreh se Shqipëria mbron të njëjtat vlera si Izraeli, ashtu si ka bërë prej vitesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012219905853271
array(1) { ["section"]=> string(78) "marredheniet-shqiperi-izrael-rama-jep-dy-lajme-te-rendesishme-nga-aipac-112175" }