Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump pritet të njoftojë sot nëse Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.
Trump ka njoftuar përmes një postimi në Twitter se do të bëjë publik vendimin e tij lidhur me këtë çështje, të martën në orën 14:00, sipas orës lokale në Uashington.
“Do të njoftoj për vendimin tim mbi marrëveshjen me Iranin nesër nga Shtëpia e Bardhë në orën 14”, ka shkruar Trump.
Presidenti Trump është kritikues i marrëveshjes së arritur më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore, e cila i mundëson Teheranit lehtësim të sanksioneve në këmbim të frenimit të programit bërthamor.
Më herët presidenti Iranian Hasah Rohani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se do të pendohen nëse tërhiqen nga pakti bërthamor.