Marrëveshja bërthamore, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Iran

Publikuar tek: bota, më 22:18 06-07-2019 Marrëveshja bërthamore, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Iran Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti iranian Hassan Rohani

Ndërkohë që tensionet mes SHBA dhe Iranit janë rritur, programi bërthamor iranian është rikthyer sërish si një shqetësim për komunitetin ndërkombëtar.

Marrëveshjet e fundit të Teheranit me fuqitë botërore bërthamore, kanë bërë që SHBA të kërkojë mbledhje urgjente të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Presidenti Trump, gjatë vitit të kaluar u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, ku Irani kishte nënshkruar me gjashtë fuqi botërore bërthamore.

Marrëveshja kishte si qëllim frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike. Pasi kjo gjë nuk u arrit, SHBA i rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit. #

Duke filluar nga 7 korriku, Teherani thotë se është gati të kalojë limitin për pasurimin e uraniumit të vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Britania, Franca dhe Gjermania anëtare të marrëveshjes së vitit 2015, i bënë thirrje Teheranit që t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012728929519653
array(1) { ["section"]=> string(64) "marreveshja-berthamore-tensionohen-marredheniet-shba-iran-171366" }