Marrëveshja e 2009, Rama replika me Hajdarin: Humori është e vetmja armë për t'iu kthyer brutalitetit

Publikuar tek: aktualitet, më 15:05 25-04-2019 Marrëveshja e 2009, Rama replika me Hajdarin: Humori është e vetmja armë për t'iu kthyer brutalitetit

Deputetja e PD, Rudina Hajdari është shprehur sot nga foltorja e Kuvendit se nuk mund të shkojnë në zgjedhje duke bojkotuar.

Gjatë fjalës së saj Hajdari tha se 'është për të ardhur keq fakti që Rama del tregon histori e batuta që qeshin të gjithë deputetët'.

'Është për të ardhur keq. Është ky kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh. ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit. ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju.

Në 2009 zotëri ju me grupin e PS e shitët Shqipërinë me marrëveshjen e 2008. Më thoni dot sot pas asaj marrëveshje, si në grupin tuaj, keni deputetë më të denjë se ç'keni pasur më parë? Përveçse keni deputetë që ju binden dhe qeshin pas batutave tuaja, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim tjetër.

Marrëveshja e fundit e opozitës joparlamentare është për të ardhur, keq, e gabuar. Unë jam kundër bojkotit, nuk mund të shkojmë dot në zgjedhje duke bojkotuar', u shpreh Hajdari.
Menjëherë pas fjalës së Hajdarit ka replikuar kryeministri Rama.

'Zonja Hajdari e kam dëgjuar shpesh këtë mënyrën e të ironizuarit me batutat e humorin dhe dua tjua sugjeroj të lexoni Mark Twain thotë gjëra shumë interesante lidhur me këtë. Një nga ato që thotë është se humori është e vetmja armë për tju kthyer brutalitetit pa renë në brutalitet. Po mos ishte marrëveshja e 2009, këta deputetë nuk do ishin në këtë parlament, Një nga të mirat që marrëveshja ka sjellë është kjo që parlamenti ka një numër më të madh grash. Sot Shqipëria ka një qeveri që ka më shumë gra se burra që as nuk mund te numërohej, tha Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026360988616943
array(1) { ["section"]=> string(106) "marreveshja-e-2009-rama-replika-me-hajdarin-humori-eshte-e-vetmja-arme-per-t-iu-kthyer-brutalitetit-161820" }