Marrëveshja e Brexit, BE bie dakord për shtyrjen e datës

Publikuar tek: aktualitet, më 19:53 25-10-2019 Marrëveshja e Brexit, BE bie dakord për shtyrjen e datës Foto ilustruese

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë deklaruar se janë dakordësuar për shtyrjen e datës së Britanisë së Madhe nga BE.

Zëdhënësja e BE, Mina Andreeva, ka deklaruar se nuk është vendosur një datë e saktë për shtyrjen deri javën e ardhshme.

Deri më tani kjo është shtyrja e tretë e afatit për procesin e Brexit.

Deputetët britanikë kanë paralajmëruar se gjatë ditës së hënë do të shqyrtojnë në rendin e ditës kërkesën e kryeministrit  Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor.

Kujtojmë se Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016. Që prej atëherë negociatat kanë vazhduar për një marrëveshje mbi kushtet e ndarjes së Britanisë së Madhe nga BE.

Palët deri më tani kanë arritur dy marrëveshje, por asnjëra nuk ka gjetur mazhorancën e mjaftueshme në Parlamentin britanik.

Kundërshtimet kanë të bëjnë kryesisht me politikat që do të zbatohen në kufirin me Irlandën. Pas marrëveshjes së Brexit, Britania është paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse e lë BE-në pa marrëveshje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025925874710083
array(1) { ["section"]=> string(62) "marreveshja-e-brexit-be-bie-dakord-per-shtyrjen-e-dates-183506" }