Marrëveshja e detit, Berisha: Pala shqiptare s'ka paraqitur draft, Greqia nuk duhet të zgjerohet me 12 milje

Publikuar tek: barometri, më 07:12 18-10-2018 Marrëveshja e detit, Berisha: Pala shqiptare s'ka paraqitur draft, Greqia nuk duhet të zgjerohet me 12 milje

Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se marrëveshja e ndarjes së detit mes Greqisë dhe Shqipërisë është antikushtetuese pasi sipas tij, që në takimin e parë mes palëve, pala greke ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare.

 

Berisha tha se pala shqiptare nuk ka paraqitur asnjë draft, ndërsa ka rënë dakort me draftin grek për zgjerimin e fqinjit tonë jugor me 12 milje, gjë që nuk ndodhi as në marrëveshjen e parë.

Sipas Berishës ky zgjerim i fal Greqisë mbi 1 mijë kilometra katror sipërfaqe detare ku ndodhen rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit.

Deklarata e Berishës:

Marrëveshja është anti-kushtetuese, tre takime janë bërë gjithsej. Që sa janë ulur në takimin e parë pala greke ka deklaruar se nuk njeh vendimin e gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në këtë moment pala shqiptare duhet të çohej nga tavolina. U bë një akt i pashembullt anti-kushtetues.

Shqiptarët duhet ta dinë se me marrëveshjen që pala greke i ka dorëzuar veglave shqiptare, Shqipëria humbet 1 mijë 1,300 kilometra katror det, humbet të gjithë pjesën e rezervave të trilonave të naftës dhe gazit tashmë të njohura botërisht.

Në takimi e dytë pala greke është ofruar të bëjë zgjidhje politike dhe jo tekniko-juridike. Zgjidhja politike është që pala greke kalon nga 6 në 12 milje. Pala greke ka të drejtë të kalojë në 12 milje por jo në proces ndarje. Nuk kaloi në 12 milje gjatë marrëveshjes së parë.

Ky është një kapitullim i Ramës dhe Bushatit. Jam në dijeni të draftit, s’kanë dorëzuar draft këta, këta kanë dorëzuar çfarë ka propozuar pala greke dhe Meçollari, e more vesh e kanë propozuar për general këta. E deklaruar është është zgjidhje politico-juridike, nuk ka çështje politike, kjo është një çështje juridike. Përveç të tjerash, pala greke ka deklaruar që nuk njohim ligjin e kufirit të miratuar në vitin 2016.

Marrëdhëniet midis Tiranës dhe Athinës zyrtare janë marrëdhënie vasaliteti të turpshëm. Edi Rama u soll në mënyrë të padrejtë e fqinjin tonë jugor. Por kur ata i nxorrën letrat nga Balili te të tjerët ai premtoi mijëra kilometra zonë ekonomike të detit tonë. Nuk ka asgjë e cila mund të pengojë zhvillimin e këtyre marrëdhënieve mes dy vendeve. Por kapja e paketës të tëra ose asgjë është një megallomani e Kotziasit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036166191101074
array(1) { ["section"]=> string(112) "marreveshja-e-detit-berisha-pala-shqiptare-s-ka-paraqitur-draft-greqia-nuk-duhet-te-zgjerohet-me-12-milje-138213" }