Koloneli i Detit Myslym Pasha i futar në emisionin “45minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv, foli për marrëveshjen e re që pritet të ketë Shqipëria me Greqinë, dhe atë të vitit 2009.
Koloneli Pasha ka kundërshtuar gjithmonë marrëveshjen e mëparshme të bërë në 2009, dhe shprehet se Shqipëria ka dalë mjaft e humbur nga ai pakt.
I pyetur se sa humbi Shqipëria në marrëveshjen e mëparshme, Pasha u shpreh:
Këtë pyetje ma ka bërë edhe Sali Berisha ku janë 354 km2. Ishte Gjykata Kushtetuese që përmbysi atë marrëveshje dhe ajo natë ka qenë e paharruar për ne. Një nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bëri pyetjen, a e keni përë testin e përpjestueshmërisë që ligji i detit ua thotë të dy palëve, që brigjet tuaja kanë fituar aq det sa iu takon apo jo, pra duhen matur gjatësia e brigjeve shqiptare dhe atyre të arqipelagut. Dhe, ne kishim 139 km vijë bregdetare, ndërsa Greqia në arqipelagun e Korfuzit kishte vetëm 86 km dhe kur iu ndanë Shqipërisë i kishte rënë për një 1 km vijë tokësore, ishin 10 km ujë, ndërsa Greqisë për një 1 km tokë, i kishte rënë 17.9 km2 vijë bregdetare. Dhe përgjigja ishte e tmerrshme, nuk e kemi bërë matjen.