Marrëveshja e divorcit të Jeff Bezos, ja çfarë përfiton ish-bashkëshortja e tij nga Amazon

Publikuar tek: bota, më 21:05 06-07-2019 Marrëveshja e divorcit të Jeff Bezos, ja çfarë përfiton ish-bashkëshortja e tij nga Amazon Themeluesi i Amazon, miliarderi Jeff Bezos dhe ish bashkeshortja e tij MacKenzie

Themeluesi i kompanisë së fuqishme amerikane Amazon, Jeff Bezos, ka arritur një marëveshje pas divorcimit me ish-bashkëshorten e tij MacKenzie Bezos.

Bloomberg News ka bërë me dije se sipas marrëveshjes së divorcit, MacKenzie Bezos do të marrë 4% të aksioneve të kompanisë. Amazon ndërkohë vlerësohet në treg me kuotën e 38.3 miliardë dollarëve, e cila renditet e 22-ta në Indeksin e miliarderëve të firmës Bloomberg.

Jeff Bezos do të mbajë 12 për qind të aksioneve në kompaninë gjigande të shitjeve me pakicë, me vlerë 114.8 miliardë dollarë, duke mbetur kështu njeriu më i pasur në botë.

MacKenzie ka thënë se do t'ia japë ish-bashkëshortit kontrollin e aksioneve të saj të Amazon, dhe t'i lerë atij pjesën e saj të aksioneve në gazetën The Ëashington Post dhe në firmën e eksplorimit të hapësirës Blue Origin. Ajo gjithashtu u zotua në fillim të këtij viti se do ta dhurojë gjysmën e pasurisë së saj për bamirësi.

Çifti Bezos kishin 25 vjet martesë kur njoftuan planin për divorc në janar. Ata kanë katër fëmijë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015959978103638
array(1) { ["section"]=> string(96) "marreveshja-e-divorcit-te-jeff-bezos-ja-cfare-perfiton-ish-bashkeshortja-e-tij-nga-amazon-171360" }