Marrëveshja e djeshme për reformën zgjedhore, reagon Nard Ndoka: Sinjal pozitiv, por nuk jam fort i kënaqur me...

Publikuar tek: politike, më 17:58 06-06-2020 Marrëveshja e djeshme për reformën zgjedhore, reagon Nard Ndoka: Sinjal pozitiv, por nuk jam fort i kënaqur me... Nard Ndoka

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka thënë se marrëveshja e arritur dje mes palëve politike, është një sinjal pozitiv përsa i përket garancisë së votës së qytetarëve.

E megjithatë, Ndoka mbetet sërish i pakënaqur, pasi kauza e partisë së tij është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Përmes një shënimi në facebook, ai ironizon edhe opozitën e mbetur në Kuvend, duke thënë se rregullat e lojës nuk vendosen nga ata.

Statusi i plotë i Nard Ndokës

Nuk ishte reforma që prisnim të gjithë, por garanci e madhe për votën e lirë.

Ka një sinjal pozitiv nga politika konfliktuale 30-vjeçare, një hap që vjen pas presionit të faktorit ndërkombëtar dhe Opozitës prej afro dy vitesh ndaj “Rilindjes” së Edi Ramës.
Edi Rama e vërtetoi botërisht, që është dhe mbetet një politikan i “hapur” për pazare, por jo për standarde, konsensus, kompromis dhe transparencë.
Rama gaboi, që kërkoi sërish “18 Majin”. Basha fitoi që rezistoi për kauzën e votës dhe garancitë institucionale.

Çfarë u fitua?
Garanci maksimale për procesin, që nuk kanë qënë kurrë më parë!
Kontroll biometrik në 100 % të territorit (eliminohet vjedhja më e madhe, ku votonte një person për familjen dhe fisin, ky fenomen mbyllet), hapje taksative e 10% të kutive me short, testim i sistemit dhe kontroll i komisionerëve e numruesve.
Ballancim në komisione, kamera sigurie në çdo qendër votimi, dhe shumë elemente të tjerë sigurie për proçesin, si garanci reale për garë dhe barazi, mes opozitës e mazhorancës.

Si drejtues i Partisë Demokristiane, nuk jam fort i kënaqur me çfarë u arrit, (ndryshimi i sistemit është kauza e PDK-së, mbrojtur deri në grevë urie), ndërsa si pjesëtar i Opozitës së Bashkuar, po, vota e lirë tashmë është një realitet i prekshëm.

Sipas gjykimit tim, duhet që zgjedhjet pasardhëse, të organizohen nga një trup zgjedhore profesionale e depolitizuar dhe me një sistem elektoral të pranuar nga të gjithë, propocional rajonal me lista të hapura dhe me mbrojtje kombëtare (modeli i sistemit Danez).

Deputetët e Opozitës të mbetur në Kuvend, duhet të kuptojnë, se rregullat e lojës, nuk mund të diktohen, as vendosen nga ata.

Një kauzë e drejtë triumfon me vendosmëri, qëndrueshmëri, moral dhe konsenguencë.

Ne e fituam kauzën tonë, me vendimin për të dorëzuar mandatet, më protesta të mëdha kombëtare, me bojkotin e zgjedhjeve lokale, e gjithë kjo trajektore e guximshme politike, sot rezultoi me sukses, fitore për votën e lirë!

Ju të nderuar kolegë që qëndruat dhe ju që u futet në Kuvend, nuk keni të drejtë morale, as polit

kry.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0102219581604
array(1) { ["section"]=> string(114) "marreveshja-e-djeshme-per-reformen-zgjedhore-reagon-nard-ndoka-sinjal-pozitiv-por-nuk-jam-fort-i-kenaqur-me-209308" }