Marrëveshja e firmosur me Xhafajn, flet ARTA MARKU: Hetim i shpejtë, goditje grupeve me rrezikshmëri të lartë (DEKLARATA E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 14:11 02-02-2018 Marrëveshja e firmosur me Xhafajn, flet ARTA MARKU: Hetim i shpejtë, goditje grupeve me rrezikshmëri të lartë (DEKLARATA E PLOTË)

Në Prokurorinë e Përgjithshme u nënshkrua marrëveshja me ministrinë e Brendshme në funksion të Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar.

Kryeprokurorja Arta Marku e priti ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj për ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes të organizuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Marrëveshja çmohet me rëndësi të madhe për jetësimin e Task Forcës Ndërinstitucionale në kuadër të Planit të Veprimit të operacionit “Forca e Ligjit”.

Marku ritheksoi gatishmërinë dhe angazhimin për ofrimin nga prokuroria të burimeve njerëzore dhe infrastrukturore më të mira dhe me kapacitet maksimal për përmbushjen e misionit të kësaj Marrëveshjeje.

FJALA E PLOTË E ARTA MARKUT:

“Prokuroria e Përgjithshme dëshmon me këtë marrëveshje garancinë e plotë në zbatim të ligjeve dhe në respekt të Kushtetutës, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në çdo nivel dhe ndaj cilitdo.

Me këtë marrëveshje dëshmojmë gjithashtu se do t’i përmbahemi plotësisht bashkëpunimit në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Hapësira e veprave penale që janë objekt i kësaj Marrëveshjeje, mbetet kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe prokurorive të rretheve gjyqësore me juridiksion të zakonshëm.

Objekt i veprimtarisë së kësaj Marrëveshje është hetimi i specializuar, i shpejtë, i gjithanshëm i grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale të trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Ne angazhohemi gjithashtu me këtë marrëveshje, për forcimin e bashkëpunimit në luftë kundër krimit të organizuar, pjestarëve të grupeve të strukturuara e organizatave kriminale, aseteve dhe të ardhurave të tyre të paligjshme, si dhe rritjen e efektivitetit në hetimet penale dhe vënien përpara drejtësisë të autorëve.

Ritheksojmë se Prokuroria e Përgjithshme do të ofrojë burimet njerëzore dhe infrastrukturore më të mira dhe me kapacitet maksimal për përmbushjen e misionit të kësaj Marrëveshjeje”.

LEXO EDHELUFTA NDAJ GRUPEVE KRIMINALE, ZBARDHET MARRËVESHJA E NËNSHKRUAR MES ARTA MARKUT DHE FATMIR XHAFAJT (DOKUMENTI)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010221004486084
array(1) { ["section"]=> string(131) "marreveshja-e-firmosur-me-xhafajn-flet-arta-marku-hetim-i-shpejte-goditje-grupeve-me-rrezikshmeri-te-larte-deklarata-e-plote-108857" }