'Marrëveshja e koalicionit opozitar është fatalitet politik', Hajdari bën thirrje: Ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, të bisedojnë sa nuk është vonë

Publikuar tek: politike, më 18:35 24-04-2019 'Marrëveshja e koalicionit opozitar është fatalitet politik', Hajdari bën thirrje: Ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, të bisedojnë sa nuk është vonë

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Hajdari me anë të një statusi në 'Twitter' shprehet se marrëveshjen ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikon si një fatalitet politik.

Më tej, Hajdari shton se shkaku i kësaj gjendje është uria absolute për të gllabëruar çdo ditë pushtetin.

Në fund Hadari i bën thirrje të gjithëve të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur

Reagimi i Hajdarit:

Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik.

Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjëndjeje.

Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021615982055664
array(1) { ["section"]=> string(152) "marreveshja-e-koalicionit-opozitar-eshte-fatalitet-politik-hajdari-ben-thirrje-ata-qe-duan-te-ardhmen-e-shqiperise-te-bisedojne-sa-nuk-eshte-vone-161717" }