Marrëveshja e parë me Malin e Zi, Izraeli sjell në Ballkan armët e telekomanduara  

Publikuar tek: rajon, më 22:42 18-12-2019 Marrëveshja e parë me Malin e Zi, Izraeli sjell në Ballkan armët e telekomanduara   Stacioni i armëve me telekomandë nga Elbit Systems është montuar në një automjet

Izraeli ka bërë për herë të parë një marrëveshje 35 milionë dollarëshe me qeverinë e Malit të Zi për shitjen e stacioneve të armëve me telekomandë nga Elbit Systems.

 

Mësohet se marrëveshja është nënshkruar në 15 dhjetor në Tel Aviv në Izrael, midis një delegacioni të Malit të Zi që përfshinte Ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boskoviç dhe Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, të njohur si SIBAT.

Të pranishmit e tjerë në marrëveshje kanë qenë edhe drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite, gjeneral Udi Adam.

Stacionet e armëve me telekomandë të sistemit mbrojtës Elbit do të montohen në Automjetet Taktike të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Menaxheri i përgjithshëm i Divizionit të Elbit Systems, Udi Vered, deklaroi se shitja e armëve të telekomanduara zgjeron bazën e klientëve të kompanisë në NATO të operatorëve RCËS dhe forcon bashkëpunimin.

Izraeli më parë ka bërë marrëveshje të ngjashme me Brazilin në vitin 2017, një marrëveshje me Kanadanë si dhe me disa vende aziatike për sistemin mbrojtës me armë të telekomanduara.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Negociatat për krijimin e qeverisë, zyrtari i LDK-së: Nëse nuk marrim postin e presidentit shkojmë në opozitë  
Politikani shqiptar bëhet baba për herë të dytë »
Article Logic
Execution time: 0.0095469951629639
array(1) { ["section"]=> string(87) "marreveshja-e-pare-me-malin-e-zi-izraeli-sjell-ne-ballkan-armet-e-telekomanduara-189792" }