Marrëveshja e partive opozitare, Rudina Hajdari: Fatalitet politik! Kjo krizë do çojë vendin në greminë (THIRRJA PËR DEMOKRATËT)

Publikuar tek: politike, më 10:28 24-04-2019 Marrëveshja e partive opozitare, Rudina Hajdari: Fatalitet politik! Kjo krizë do çojë vendin në greminë (THIRRJA PËR DEMOKRATËT) Hajdari-Basha

Rudina Hajdari e cilëson marrëveshjen e djeshme mes partive opozitare si një ‘fatalitet politik’.

Sipas saj, nëse kjo krizë politike do vazhdojë edhe pak, do e çojë vendin në greminë.

Ndërkaq, ajo u bën një thirrje demokratëve mos qendrojnë indiferentë por të ulen në tryezën e bisedimeve.

“Sa nuk është vonë, të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur”, shkruan Hajdari.

REAGIMI I PLOTË I HAJDARIT:

Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës, ku ndër të tjera theksohet fakti i mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 Qershorit, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e maxhorancës qeverisëse për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtë për drejtë të kësaj gjëndjeje.

Natyrisht që kriza politike nuk lindi muajt e fundit, kur deputetët e opozitës ndërmorën veprimin e djegies së mandateve. Kjo krizë ishte në thellësi të mentalitetit “old school”, të drejtuesit të maxhorancës, i cili ndoqi drejtimin antikushtetues të “mohimit qënësor”, ose të “mohimit ekzistencial” të opozitës, duke gllabëruar të gjithë pushtetet kushtetuese të pavarura, duke shtrirë influencën në brendësi të organeve të drejtësisë, dhe duke mos lënë as hapësirën më të vogël për të bërë opozitë konstruktive.

Përdorja e pushtetit dhe instrumentat e shtetit, për të blerë vota dhe median, për të goditur kundërshtarët politikë duke e trajtuar opozitën si “armiku” që duhet të shkatërrohet, po e fut vendin në një kaos ku autorëve po i vjen dita e gjykimit.

Kjo krizë në qoftë se do të vazhdojë edhe pak do ta çojë vendin në greminë, dhe politikanë të papërgjegjshëm, po përpiqen t’ia faturojnë shpatullave të lodhura të shqiptarëve nga aventurat politike “të të zgjedhurve”.

Sa nuk është vonë, të gjithë demokratët e ndershëm, dhe të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumë pritur.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023960113525391
array(1) { ["section"]=> string(130) "marreveshja-e-partive-opozitare-rudina-hajdari-fatalitet-politik-kjo-krize-do-coje-vendin-ne-gremine-thirrja-per-demokratet-161648" }