Marrëveshja gjigante e Peugeot me General Motors, francezët blejnë dy markat e njohura europiane

Publikuar tek: bota, më 10:45 06-03-2017 Marrëveshja gjigante e Peugeot me General Motors, francezët blejnë dy markat e njohura europiane

Kompania franceze PSA Group, e cila prodhon makinat Peugeot, ka arritur një marrëveshje me amerikanët e General Motors për të blerë dy markat e njohura europiane Opel dhe Vauxhall.

Marrëveshja prej 1.9 miliard paund është njoftuar gjatë një konferencë në Paris, duke e kthyer PSA në kompaninë e dytë në Europë për prodhimin e makinave pas gjermanëve të Volkswagen.

Ky largim i General Motors nga Europa erdhi si pasojë e planit të kompanisë për t’u zgjeruar më shumë në Amerikën Latine, Indi dhe Azinë e largët.

Ndërkohë, PSA ka garantuar 35 mijë punonjësit e Vauxhall në Britaninë e Madhe, se do të respektojë kontratat që ata kanë arritur me GM.

Me këtë lëvizje PSA Group ka për qëllim të forcojë pozitat e saj në tregun europian por edhe të hyjë në tregje të tjera të mëdha siç janë ato të Amerikës, Kanadasë dhe Azisë Juglindore.

PSA Group zotëron tashmë markat e Peugeot, Citroën, DS Automobiles, Opel, Vauxhall, dhe Ambassador.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02015495300293
array(1) { ["section"]=> string(101) "marreveshja-gjigante-e-peugeot-me-general-motors-francezet-blejne-dy-markat-e-njohura-europiane-70899" }