Marrëveshja Marku-Xhafaj, deputetët e PD-së konferencë urgjente: Prokuroria në shërbim total të Saimir Tahirit (DETAJET E MARRËVESHJES)

Publikuar tek: politike, më 16:15 02-02-2018 Marrëveshja Marku-Xhafaj, deputetët e PD-së konferencë urgjente: Prokuroria në shërbim total të Saimir Tahirit (DETAJET E MARRËVESHJES)

Ditën e sotme Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kanë zhvilluar një takim që zgjati 50 minuta.

Në këtë takim mori pjesë edhe prokurori Besim Hajdarmataj.

Sipas burimeve, palët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e luftës kundër korrupsionit të grupeve kriminale e deri te zyrtarët e lartë.

Menjëherë pas marrëveshjes të prokurores Marku dhe ministrit Xhafaj, deputetët e PD-së Enkeljed Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Oerd Bylykbashi dolën në një konferencë urgjente ku denoncuan marrëveshjen e krijuar. Sipas tyre kjo marrëveshje bashkëpunimi do të vendosë Prokurorinë në shërbim total të Saimir Tahirit.

"Marrëveshja zëvëndëson Kushtetuën, Kodin e Procedurës Penale, ligjin për prokurorinë. Bazohet në një vendim të qeverisë, vendim i Edi Ramës, i cili nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Është e bazuar në urdhrin e datës 23.12.2018, që do të thotë vendosje totalisht në nënshtrim të urdhrave të qeverisë, të atij organi që duhej të ishte i pavarur dhe duhej të hetonte krimin e Edi Ramës”- është shprehur Alibeaj.

Sakaq, deputetët e PD-së u shprehën se kompentencat për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin do t’i ketë prokuroria, madje dhe çështjen e ish-ministrit Tahiri. 

Tashmë, sipas tyre rregullat do të vendosen nga ministri i Brendshëm dhe jo nga proçedurat penale.

“Do të jetë pikërisht ministri i Brendshëm që do të caktojë prokurorët konkretë”- është shprehur Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011042833328247
array(1) { ["section"]=> string(138) "marreveshja-marku-xhafaj-deputetet-e-pd-se-konference-urgjente-prokuroria-ne-sherbim-total-te-saimir-tahirit-detajet-e-marreveshjes-108871" }