MARRËVESHJA ME GREQINË/ JA 12 NEGOCIATORËT e DETIT (EMRAT- LISTA E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 11:42 26-02-2018 MARRËVESHJA ME GREQINË/ JA 12 NEGOCIATORËT e DETIT (EMRAT- LISTA E PLOTË)

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmoi këtë mëngjes se është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për plotfuqi lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Pas kërkesës së Metës, i cili kërkoi detaje mbi objektin, negociatorët dhe metodologjinë, ministria e Punëve të Jashtme i është është përgjigjur të gjitha kërkesave të presidentit, pasi Bushati kërkoi autorizim. 

Në letrën e dërguar Metës janë edhe emrat e negociatorëve.

Burime konfidenciale konfirmojnë për newsbomb.al se personat që do negociojnë për marrëveshjen e detit janë

1-Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare, bashkë me

2-Armand Skrapin nga ministria e Jashtme (të dy këta nën cilësinë e bashkëkryetarëve).

Gjithashtu në listën e negociatorëve janë:

3-Artur Meçollari,  ish- oficer detarie në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë

4-Aida Hajnaj, zëvëndësdrejtorja e Policisë së Shtetit,

5-Arsen Mullai,

6-Viktor Doda, inxhinier gjeolog dhe ish-ministër i Energjitikës,

7-Ardjan Bylyku drejtor i Burimeve Natyrore

8-Qirjako Qirko, ambasador në Londër

9-Elira Kokona, sekretare e përgjithshme e ministrisë së Drejtësisë

10-Luan Përzhita, Instituti i Arkeologjisë

11-Ferdi Hyraj, instituti i Gjeografisë

12-Lorenc Cela- Instituti i Gjeo Hapësirës

Disa ditë më parë Meta kërkoi sqarime më të detajuara pas kërkesës për autorizim të marrëveshjes detare me Greqinë.

Pritet tashmë lëvizja e Presidencës pas letrës së ministrisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013062953948975
array(1) { ["section"]=> string(76) "marreveshja-me-greqine-ja-12-negociatoret-e-detit-emrat-lista-e-plote-111500" }