Marrëveshja me Greqinë, Rama: Jemi në prag të nëshkrimit të një dokumenti strategjik. Ligji i luftës, çështja çame...

Publikuar tek: politike, më 11:23 29-01-2018 Marrëveshja me Greqinë, Rama: Jemi në prag të nëshkrimit të një dokumenti strategjik. Ligji i luftës, çështja çame...

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, kreu i Qeverisë Edi Rama foli edhe për politikat me vendet fqinjë. Ndër të tjera kryeministri theksoi se është e rëndësishme marrëveshja strategjike me Greqinë. Ai theksoi se shumë shpejt do të shënohet edhe momenti i nëshkrimit të një partneriteti strategjik të dy vendeve.  

Ndërsa nëvizoi se pjes ë e këtij doumenti strategjik do të jenë ligj i luftës, çështja çame, marrëveshja detare etj.

Po ashtu Rama vlerësoi arritjet për gjuhën shqipe në Maqedoni duke shprehur keqardhje për qendrimin e Presidentit për mos dekretimin, duke u shprehur se nuk ishte aspak surpizë në fakt.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Jëmi në një moment pozitiv me dialogun me Greqinë, ashtu sikurse e shprehu edhe kryeministri grek. Pajotohem me përshtypjet se momenti i nëshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër.  

Natyrisht duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu që prej harkun kohor të 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës.

Kanë qenë të një rëndësie të vëçantë si marrëveshja për kufirin detar dhe garantimi i të gjitha të drëjtave të komunitetit shqiptar, për të pasur lëvizje të lirë dhe të papenguar nga historitë e së shkaurës. Njëkohësishte po konkludojmë me shumë pozitivitet edhe një aspekt tjetër të procesit me lehtësimin e të gjitha marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetitn e madh të shqiptarëve që janë emigruar në Greqi, në aspektin e burokraciove në aspektin e lëvizjes dhe besoj se përfundimi i procesit dhe vënies në fuknsionin të së famshmes vulës apostile dhe përfundimit të një marrëvesheje mes dy ministrive të brendshme përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara. Nga ana tjetër ne e shohim me shumë spimpati procesin e diaologut me fqinjët tanë jugor dhe Maqedonisë.

Në këtë pikë dua të shtoj se ndjekim me shumë vëmendje procesin e zyrtarizimit përfundimtar të gjuhës shqipe duke shprehur keqardheje me qëndrimin e Presidentit që nuk ishte as surprizë dhe as bllokues. Së fundmi nga njëra anë nga biseda me presidentin e Serbisë ne mundëm të konstatojmë se vrasja e Ivanoviç nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ne e mbështesim fuqimisht. Pasqyra e përgjithshme është një pasqyrë optimiste dhe çelja e negociatave do të impktojë edhe në nivelin ekonomik.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011867046356201
array(1) { ["section"]=> string(117) "marreveshja-me-greqine-rama-jemi-ne-prag-te-neshkrimit-te-nje-dokumenti-strategjik-ligji-i-luftes-ceshtja-came-108318" }