Marrëveshja me Veliajn, revoltohet arben derhemi: U sulën si qen të tërbuar, na quajtën tradhtarë

Publikuar tek: barometri, më 08:17 02-07-2018 Marrëveshja me Veliajn, revoltohet arben derhemi: U sulën si qen të tërbuar, na quajtën tradhtarë

Aktori i njohur Arben Derhemi në një ragim të gjatë iu drejtohet mediave, që sipas tij nuk e paqyruan në formë korrekte arritjen e marrëveshjes me kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

Sipas Derhemit media u fokusua në foton me Veliajn, e cila bëri xhiro në rrjetet sociale, duke i dhënë një tjetër rrjedhë situatës.  

Aktori shton më tej se nuk është folur për dy pikat më të rëndësishme që arritën marrëveshjen me kryetarin e Bashkisë.

“Të mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombëtar dhe të shpallej një konkurs ndërkombetar ekspertesh për Teatrin”, ishin këto pikat mbi bazën e të cilave u arrit marrëveshja e teatrit shprehet Derhemi.

Reagimi i plotë:

Per te gjithe ju qe kaloni jeten duke perdorur rrjetet sociale si menyre jetese dhe mjet per te shantazhuar dhe kercenuar njerez, une e kuptoj qe edhe ju jeni shantazhuar nga eproret tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur te shantazhit, deri ku do te shkoje apo cili dhe me cfare qellimi po e perdor.

Nje nate me pare, grupi i artisteve pjese e levizjes se mbrojtjes se teatrit, vendosen se duhet te ishim pjese e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkise. Sipas asaj qe kishim rene dakord me njeri tjetrin, ne, grupi perfaqesues i artisteve, shtruam dy probleme shume te rendesishme:

  1. Te mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombetar
  2. Te shpallej nje konkurs nderkombetar ekspertesh per Teatrin

Menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve qe pyeten, i vura ne dijeni se cfare u tha. Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.

Atehere me lind pyetja: -cfare ndodhi?

Ata qe deshen, e degjuan shume qarte ate qe thashe. Ndersa te tjeret te cilet e kishin parapergatitur skenarin e tyre, shtruan shtratin per nje histeri te frikshme kolektive qe qellimisht zhvendosi vemendjen nga kauza dhe zbuloi armiqte e popullit. Prej analisteve pa me pyetur se cfare ndodhi ne ate takim, mu drejtua pyetja: “Pse e bete”? Pavaresisht interesave te ndryshem qe perfaqesojne per kete ceshtje, te gjithe hane ne kurriz te teatrit dhe e perdorin ate si duan. Me kete sjellje ku fjalori i rruges perben forcen dhe qellimin, ai qe fyet dhe nuk toleron eshte vete Teatri...skena e tij na njeh te gjitheve se kush jemi dhe sa vlejme...ata qe duan te bejne shfaqje jashte asaj skene dhe historise se atij tempulli jane jashte historise per te gjitha arsyet...!

Te them te drejten, prisja nje reagim nga miqte dhe koleget e mi, nga ata per te cilet u bera armik me gjithkend vetem per te mbrojtur kauzen e artit dhe te teatrit. Nuk ndodhi!

Per te gjithe njerezit qe nuk u realizuan kurre profesionalisht, per te gjithe ju qe pazaret dhe allishverishet ju kane percudnuar si njerez, per te gjithe ju qe komunizmi ju ka lene pasoja te pandreqshme, per perfaqesuesit kancerogjen te shoqerise civile, te cilet mezi presin kauza qe ti pervetsojne me qellim premtimin e postit qe nuk e moren kurre, kam vetem nje gje per ti thene: figuren time qe e kam skalitur me mund, perulje, kokefortesi, karakter, rebelizem, pasion, ndershmeri dhe me fisnikeri te trasheguar nga ADN-ja e familjes sime, NUK E BENI DOT PIS!.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13663983345032
array(1) { ["section"]=> string(101) "marreveshja-me-veliajn-revoltohet-arben-derhemi-u-sulen-si-qen-te-terbuar-na-quajten-tradhtare-126430" }