Marrëveshja mes Johnson dhe Juncker, liderët e BE mbështesin BREXIT, pritet miratimi nga parlamenti britanik

Publikuar tek: bota, më 17:37 17-10-2019 Marrëveshja mes Johnson dhe Juncker, liderët e BE mbështesin BREXIT, pritet miratimi nga parlamenti britanik Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti i Komisionit Europian, Juncker

Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur një marrëveshje prove të Brexit-it, por që ende mbetet për tu ratifikuar në parlament.

Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të votojë mbi marrëveshjen e Brexit në një seancë të jashtëzakonshme gjatë së shtunës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe kryeministri britanik Boris Johnson kanë njoftuan se marrëveshja ishte bërë e mundur ditën e sotme.

Por edhe pse një marrëveshje prove, Brexit duhet që të marrë miratimin parlamentar nga Mbretëria e Bashkuar.

Liderët e Bashkimit Europian treguan se ata do të mbështesin një marrëveshje të re në fillimin e një samiti dy-ditor në Bruksel.

Marrëveshja si fillim duhet që të ratifikohet nga vendet anëtare dhe parlamentet përkatëse dhe më pas të dërgohet zyrtarisht në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për ratifikim.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u tha udhëheqësve të Bashkimit Europian në samitin e Brukselit se ai ishte relativisht pozitiv në lidhje me marrëveshjen e re të Brexit i cili duhet të kalojë njëherë nëpërmjet Dhomës së Komunave (Ulët) në parlamentin britanik.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019589900970459
array(1) { ["section"]=> string(113) "marreveshja-mes-johnson-dhe-juncker-lideret-e-be-mbeshtesin-brexit-pritet-miratimi-nga-parlamenti-britanik-182476" }