Marrëveshja për armëpushimin me kurdët, Trump: Lajm i shkëlqyer, miliona jetë do të shpëtohen

Publikuar tek: bota, më 19:47 17-10-2019 Marrëveshja për armëpushimin me kurdët, Trump: Lajm i shkëlqyer, miliona jetë do të shpëtohen Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje armëpushimi mes forcave kurde dhe atyre turke në Sirinë Veriore me ndërmjetësimin e zëvendespresidentit të SHBA Mike Pense dhe presidentit turk Erdogan.

Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Trump ka theksuar se dita e sotme është një ditë e shkëlqyer për civilizimin pasi miliona jetë njerëzish do të shpëtohen.

Postimi i plotë:

Lajme të shkëlqyera nga Turqia. Miliona jetë do të shpëtohen!

Kjo marrëveshje kurrë nuk mund të ishte bërë deri 3 ditë më parë. Duhej të kishte një dashuri ‘të ashpër’ për ta bërë atë të përfunduar. Punë e shkëlqyeshme nga të gjithë. Krenar për të gjithë!

Kjo është një ditë e shkëlqyer për civilizimin. Jam krenar për Shtetet e Bashkuara që kanë qëndruar pranë meje në ndjekjen e një rruge të nevojshme, por disi jo të përshtatshme. Njerëzit janë përpjekur ta bëjnë këtë Marrëveshje për shumë vite. Miliona jetë do të shpëtohen. Urime të Gjithëve!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040130853652954
array(1) { ["section"]=> string(97) "marreveshja-per-armepushimin-me-kurdet-trump-lajm-i-shkelqyer-miliona-jete-do-te-shpetohen-182495" }