Marrëveshja për detin me Greqinë, vjen përgjigja e Ilir Metës: Me flamurin në zemër!

Publikuar tek: politike, më 09:41 31-01-2018 Marrëveshja për detin me Greqinë, vjen përgjigja e Ilir Metës: Me flamurin në zemër!

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotcias pranoi për mediat vendase se Shqipëria ka pranuar zgjerimin e shtetit helen me 12 milje det, ndërsa pala shqiptare sqaron me një reagim zyrtar se po negociohet për një marrëveshje të pranueshme nga të dy fqinjët.

Reagimet ishin të rrufeshme nga politika dhe qytetarët shqiptar, duke dënuar si akt marrëveshje në dëm të Shqipërisë.

Presidenti i vendit poston mëngjesin e sotëm, një ditë pas debatit për marrëveshjen me Greqinë, një klip të përgatitur nga fëmijët e shkollës "Turgut Özal" të titulluar “Me flamurin në zemër” në kuadër të vitit të Skënderbeut.

Klipi dominohet nga tradita dhe simbole patriotike vendase dhe duket se vjen si përgjigja e parë e Presidentit për debatin më të nxehtë.

“Të dashur miq, ju uroj mirëmëngjes dhe një ditë mbarë, me këtë klip të mrekullueshëm, të përgatitur për Vitin e Skënderbeut, nga stafi dhe nxënësit e Kolegjit "Turgut Özal"”, shkruan Meta në facebook. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012653112411499
array(1) { ["section"]=> string(88) "marreveshja-per-detin-me-greqine-vjen-pergjigja-e-ilir-metes-me-flamurin-ne-zemer-108572" }