Marrëveshja për fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë/ Berisha: U përshëndet me ‘bisht ndër shalë’ nga Vuçic dhe Rama

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 21-01-2020 Marrëveshja për fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë/ Berisha: U përshëndet me ‘bisht ndër shalë’ nga Vuçic dhe Rama

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas marrëveshjes së arritur pas 21 vitesh për rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha shprehet se kjo është një marrëveshje paqeje që duhet përshëndetur.

Sipas Berishës, kjo marrëveshje u përshëndet me bisht ndër shalë nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij në Tiranë Edvin Kristaq Zografi.

Statusi i plotë:

Nje marreveshje paqe per t’u pershendetur!

Miq, me ndermjetesine e ambasadorit te SHBA ne RF te Gjermanise dhe njeharazi i derguar i presidentit te SHBA per Kosoven dhe Serbine, Richard Grenell dje midis Prishtines dhe Beogradit u arrit marreveshja per vendosjen pas 21 vitesh te fluturimeve ajrore Prishtine - Beograd. Kjo marreveshje midis palesh te barabarta u pershendet nga Presidenti Trump si nje sukses i ambasadorit Grenell, Keshilltarit per Sigurine Kombetare te SHBA, O’ Brian dhe paleve nenshkruese.

Ajo u pershendet nga Sekretari i Pergjithshem i NATOs, Stoltenberg, si nje marreveshje ne funksion te mirekuptimit dhe paqes.

Por marreveshja u pershendet me bisht nen shale nga serbomadhi Vuçiç dhe vasali i tij ne Tirane Edvin Kristaq Zografi, i pari demagog dhe mashtrues i popullit te tij tha se ishte i kenaqur qe eshte Lufthansa dhe nuk ishte Air Serbia qe do te bente kete fluturim, pasi kjo do nenkuptonte njohjen e Kosoves. Llogjike naive sipas te ciles jo firma si te barabarte me palen tjeter de facto njohja e Kosoves por ndermnarrja AirSerbia ishte me e rendesishme. Kurse i dyti, Edvin Kristaq Vasali ne pershendetjen e tij u gezua se marreveshjen e mbeshteti dhe Ramush Haradinaj qe ishte pale e saj.

Kesaj i thone Dudum hesap Dudum dhe turp kombetar! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070569515228271
array(1) { ["section"]=> string(117) "marreveshja-per-fluturimet-mes-kosoves-dhe-serbise-berisha-u-pershendet-me-bisht-nder-shale-nga-vucic-dhe-rama-192690" }