MARRËVESHJA për NOBEL/ Kotzias nostalgjik, publikon foton me ministrin e jashtëm maqedonas, Dimitrov: Ne bëmë histori miku im!

Publikuar tek: rajon, më 12:11 17-06-2019 MARRËVESHJA për NOBEL/ Kotzias nostalgjik, publikon foton me ministrin e jashtëm maqedonas, Dimitrov: Ne bëmë histori miku im! Kotzias-Dimitrov

Nikos Kotzias, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, i dorëhequr në tetor 2018, ka postuar një foto në rrjetin social twitter, së bashku me ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nicola Dimitrov, dhe tregon se është foto e një viti më parë.

Kotzias, ka qenë ministër i Jashtëm i Greqisë kur me homologun e tij maqedonas, bënin përpjekjet maksimale për arritjen e një marrëveshjeje historike për rajonin, raporton newsbomb.al.

“Një vit miku im” shkruan Kotzias duke botuar foton e tyre buzë liqenit e me male përpara.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nicola Dimitrov.

“Ne bëmë histori duke menduar për të ardhmen, miku im”, raporton newsbomb.al fjalet e kryediplomatit.

Edhe pse Kotzias nuk ishte present në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit në Maqedonia e Veriut, ai ka qenë një ndër kontributorët më të mëdhenj për arritjen e saj, deri në momentin e largimit nga kabineti i Tsiprasit.

Sot, Nikos Kotzias drejton lëvizjen Pratto në Greqi, e cila është kundërshtare e Syrizës së kryeministrit aktual, Tsipras.

Newsbomb.al

64280633_2272370472984019_3719710697907552256_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023449897766113
array(1) { ["section"]=> string(128) "marreveshja-per-nobel-kotzias-nostalgjik-publikon-foton-me-ministrin-e-jashtem-maqedonas-dimitrov-ne-beme-histori-miku-im-168535" }