Marrëveshja për reformën, Gjiknuri: Mazhoranca do të dëgjojë propozimet e opozitës

Publikuar tek: politike, më 14:42 14-01-2020 Marrëveshja për reformën, Gjiknuri: Mazhoranca do të dëgjojë propozimet e opozitës

Pas arritjes së marrëveshjes mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore ku një nga konkluzionet ishte që reforma të përfundojë deri më 15 Mars, Damian Gjinkuni i cili ishte përfaqësues i PS në këtë tryezë thotë se në vazhdim do të punohet me konsunses, dhe se mazhoranca është e gatshme të punojë, e të dëgjojë propozimet e opozitës.

 Më tej Gjiknuri thotë se do të kërkohet edhe ndihma e ekspertëve të ODIHR. “Kemi një marrëveshje mes palëve që opozita jashtë parlamentare të përfshihet në komision.

Ne do të përpiqemi të punojmë me konsensus. Me pak fjalë, është ajo që kemi nisur prej kohësh në Komisionin e Reformën Zgjedhore. Sistemi është objekt i këtij komisioni, por nuk është rekomandim i ODIHR. Gjetëm një modalitet që opozita të ishte pjesë e këtij komisioni.

 Mazhoranca është e gatshme të punojë, të dëgjojë propozimet e opozitës dhe nëse ato janë në përputhje me ato të OSBE-ODIHR, atëherë do të pranohen.

Sapo dakordësuam dokumentin me të cilin ne si opozitë dhe pala tjetër ramë dakord për fillimin e një procesi të rëndësishëm siç është ai i reformës zgjedhore, një kërkesë e hershme e opozitës”, thotë Gjiknuri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022611856460571
array(1) { ["section"]=> string(87) "marreveshja-per-reformen-gjiknuri-mazhoranca-do-te-degjoje-propozimet-e-opozites-192035" }