Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Rama tregon arsyet: Ja pse nuk ka humbur Basha

Publikuar tek: aktualitet, më 15:54 06-06-2020 Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, Rama tregon arsyet: Ja pse nuk ka humbur Basha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arritjen e marrëveshjes mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 nuk kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

Rama thekson se nuk është dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me kryedemokratin Basha ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë.

Sipas Ramës, kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete, pas djegies së kohës, mandateve, bashkive është një rikthim në realitet.

Postimi i plotë:

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s'kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!

Padyshim që s'jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete - pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098350048065186
array(1) { ["section"]=> string(87) "marreveshja-per-reformen-zgjedhore-rama-tregon-arsyet-ja-pse-nuk-ka-humbur-basha-209293" }