Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët, Soreca: E rëndësishme për të ardhmen evropiane

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 14-01-2020 Marrëveshja për reformën zgjedhore/ Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët, Soreca: E rëndësishme për të ardhmen evropiane

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshëndetur marrëveshjen e sotme mes PD dhe PS për reformën zgjedhore ku duket se një rol vendimtar ka luajtur faktori ndërkombëtar.

Përmes një postimi në Twitter, ai shprehet se kjo marrëveshje është në të mirën e qytetarëve.

Theksojmë që një ndër pikat për të cilat palët janë dakordësuar, është që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 marsi i vitit 2020.

‘Ne besojmë se të gjitha partitë do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të përfunduar një reformë zgjedhore në kohë që do të miratohet nga Parlamenti, për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmen e tyre evropiane’, shkruan Soreca.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02606201171875
array(1) { ["section"]=> string(126) "marreveshja-per-reformen-zgjedhore-vjen-reagimi-i-pare-nga-nderkombetaret-soreca-e-rendesishme-per-te-ardhmen-evropiane-192036" }