Marrëveshja për vaksinat do të miratohet në Kuvend në FSHEHTËSI të plotë, sekretin duhet ta ruajnë deputetët dhe Presidenti Meta

Publikuar tek: aktualitet, më 19:22 16-01-2021 Marrëveshja për vaksinat do të miratohet në Kuvend në FSHEHTËSI të plotë, sekretin duhet ta ruajnë deputetët dhe Presidenti Meta Fotomontazh

Qeveria shqiptare ka dërguar në Kuvend aktin normativ për marrëveshjen me kompaninë Pfizer Export BV, për blerjen e një sasie të vaksinë.

Me kërkesë të kompanisë, marrëveshja duhet të mbahet e fshehtë, çmimi, sasia, afatet e dorëzimit, transporti, etj. Gjithashtu, të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e miratimit apo janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen.

Asgjë nuk është publikuar në faqen Kuvendit siç ndodh me marrëveshjet e zakonshme. Marrëveshja do shqyrtohet fillimisht nga komisionet parlamentare. Mbledhjet do të zhvillohen online, por nuk do të bëhen publike. Deputetët do të njihen me përmbajtjen e marrëveshjes, po nuk do të kenë të kopje të saj.

Pas miratimit në Parlament, marrëveshja do të shkojë për konfirmim në Presidencë, dhe Meta ka detyrimin gjithashtu të mos ta publikojë. Marrëveshja nuk do të botohet në Fletoren Zyrtare.

1.jpg

2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku Genc Sulçebe: Ja çfarë i ndodh trupit të njeriut kur bën vaksinën anti-Covid, unë e kam kaluar koronavirusin dhe s’kam nevojë për vaksinë
Ka marrë 13.7 milionë euro deri më tani, rruga e Borshit që iu shemb “SALILLARIT” pritet të marrë edhe 1.6 milionë euro të tjera »
Article Logic
Execution time: 0.012563943862915
array(1) { ["section"]=> string(134) "marreveshja-per-vaksinat-do-te-miratohet-ne-kuvend-ne-fshehtesi-te-plote-sekretin-duhet-ta-ruajne-deputetet-dhe-presidenti-meta-235267" }