Marrëveshja për Zgjedhoren, Salianji: Fitore e Lulzim Bashës dhe PD-së, morëm identifikimin biometrik

Publikuar tek: politike, më 22:07 05-06-2020 Marrëveshja për Zgjedhoren, Salianji: Fitore e Lulzim Bashës dhe PD-së, morëm identifikimin biometrik FotoArkive: Ervin Salianji

Ish-deputeti Ervin Salianji thotë se arritja e marrëveshjes për Refomën Zgjedhore është fitore e PD dhe e Lulzim Bashës.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Salianji tha se është arritur identifikimi biometrik në gjithë vendin i cili do shmangë votimin në grup ose të ashtuquajturin votim familjar.

“Së pari, është arritur ajo që nuk ka qenë për shumë vite në Shqipëri.  Ne kemi arritur të shmangim mbledhjen e kartave, do bëhet identifikim biometrik 100%.  Qeveria do të ketë një komision, trupa të ndryshme të balancuara. Do të identifikohesh përmes gishtit kur të shkosh tek kutia e votimit, që mos të votosh dy herë e të mos votoj unë për ty. Arritja e sotme pavarësisht çfarë ka bërë Rama, ai ka dashur që mllefin popullor ta fitojë me teknalitete, sot i ra tërësisht. Është fitore kjo e Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike e opozitës në tërësi”, u shpreh Ervin Salianji, ish-deputet i PD.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092020034790039
array(1) { ["section"]=> string(105) "marreveshja-per-zgjedhoren-salianji-fitore-e-lulzim-bashes-dhe-pd-se-morem-identifikimin-biometrik-209205" }