Marrëveshja për Zgjedhoren, shpërthen TOPALLI: Kjo klasë e korruptuar duhet SHKULUR! Janë të gjithë bashkë “felici e contenti”

Publikuar tek: politike, më 21:47 05-06-2020 Marrëveshja për Zgjedhoren, shpërthen TOPALLI: Kjo klasë e korruptuar duhet SHKULUR! Janë të gjithë bashkë “felici e contenti” Jozefina Topalli

Ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli shpërthen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës.

Topalli thotë se Basha u tërhoq më në fund nga të gjitha kauzat e tij në 7 vitet e fundit, nga “revolucioni” te “çadra e lirisë”, e tashmë nuk kërkon as “qeveri tranzitore”.

“Këta janë të gjithë bashkë,” thotë politikania shkodrane teksa i akuzon si klasë politike e korruptuar që duhen shkulur.

Reagimi i plotë i Topallit:

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiakë, i dhuroi të gjitha Bashkitë...

Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare... Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte...”

Këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

Sonte ishin “felici e contenti” me kodin siç ishte.

Kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094680786132812
array(1) { ["section"]=> string(128) "marreveshja-per-zgjedhoren-shperthen-topalli-kjo-klase-e-korruptuar-duhet-shkulur-jane-te-gjithe-bashke-felici-e-contenti-209203" }