Marrëveshja Putin-Erdogan, forcat ruse dhe siriane vendosen jashtë zonën së operacionit ushtarak turk

Publikuar tek: bota, më 20:36 22-10-2019 Marrëveshja Putin-Erdogan, forcat ruse dhe siriane vendosen jashtë zonën së operacionit ushtarak turk Takimi i Putin me Erdogan ne Soçi dhe arritja e marreveshjes per Sirine

Pas bisedimeve të gjata, presidentët e të dyja vendeve kanë rënë dakord që forcat ushtarake ruse dhe siriane do të vendosen në veri-lindje të Sirisë, ndërsa operacioni i Turqisë ‘Pranvera e Paqes’ do të vazhdojë në një zonë të kufizuar.

Putin theksoi se Moska i kupton arsyet e ndërhyrjes së vazhdueshme ushtarake turke në Siri, por theksoi se nuk duhet të lihen territoret në duart e terroristëve dhe se duhet të ruhet tërësia territoriale e Sirisë.

Sipas tij pozicioni i Moskës është që Siria duhet të çlirohet nga çdo prani e paligjshme ushtarake e huaj.

Bisedimet shtatë orëshe në Soçi midis presidentit Putin dhe Erdogan, u përqëndruan më shumë në situatën në Siri, veçanërisht me sulmet në rajonin verilindor të Sirisë.

Ndër të tjera marrëveshja e arritur mes dy presidentëve thotë se milicitë e udhëhequra nga kurdët të cilët janë objektivi kryesor i operacionit turk, duhet të tërhiqen në territorin sirian 30 km largësi nga kufiri turk.

Operacioni i Erdogan ndërkohë, do të vazhdojë në një zonë të kufizuar midis qyteteve Tal Abyad dhe Ras al-Ayn deri në 32 km brenda territorit sirian.

Moska ka kërkuar vazhdimisht nga Ankaraja që të përmbahet në ndërhyrjet e saj ushtarake në Siri si dhe e ka paralajmëruar atë të mos bëjë asgjë që mund të pengojë procesin e zgjidhjes politike në Siri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024796962738037
array(1) { ["section"]=> string(107) "marreveshja-putin-erdogan-forcat-ruse-dhe-siriane-vendosen-jashte-zonen-se-operacionit-ushtarak-turk-183106" }