Kryetari i opozitës Lulzim Basha duke folur nga çadra e opozitës ka deklaruar se nga dje do të mbyllet çadra e ngritur para kryeministrisë për të marshuar drejt fitores. Deklarata erdhi pikërisht kur mbushen 3 muaj nga 18 shkurti.
“Ju merrni me vete mesazhin historik të kësaj çadre. Populli i bashkuar për një kauz të drejtë fiton gjithmonë. Ju pret një tjetër vizion i madh ta shëndrrojmë të gjithë Shqipërinë në sheshin e lirisë në çadrën e lirisë. Infektojeni gjithë Shqipërinë me kurajon tuaj me besimin tuaj të patundur”, tha Basha