Agron Duka: Nëse nuk bëj marrëveshje me PD, do të thërras Astrit Patozin ose Paskal Milon

Publikuar tek: aktualitet, më 22:27 25-11-2020 Agron Duka: Nëse nuk bëj marrëveshje me PD, do të thërras Astrit Patozin ose Paskal Milon Agron Duka

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, shumë parti të konsideruara të vogla mund të dalin për të garuar si të vetme.  

Një prej tyre mund të jetë Partia Agrare Ambientaliste, me kryetarin e saj Agron Duka që nuk e përjashton një lëvizje të tillë.

Në emisionin “Real Story”, Duka e pranoi se në mungesë të një marrëveshjeje me PD ai do të kandidojë i vetëm në zgjedhje dhe do të thërrasë edhe të tjerë që s’janë pjesë as e PD as e PS, si Astrit Patozi apo Paskal Milo.

“Nëse dal vetëm, do thërras edhe Paskal Milon, edhe Astrit Patozin. Do mbijetojmë. Kurrë mos thuaj kurrë. Natyrisht nëse nuk arrijmë një marrëveshje finale. Ky konglomerat paksa i çuditshëm ,PBDNJ, PDIU, kanë ndodhur prej Ramës. Rama me mënyrën e komunikimit ka qenë aq arrogant në sjellje sa që këto janë detyruar dhe janë bërë anti-Rama.

“Sa i përket asaj që krahasoni 2017 me tani, nuk janë njëlloj. LSI doli vetë, PDIU doli vetë. Por sidomos LSI ka qenë në një fushatë të egër si me PS, si me PD. Sot mendohet të jetë pasi listat mendohen të jenë ndryshe. S’do ketë luftë mes nesh. Një mandat për shembull në Durrës, nuk ikin dëm votat. Sot janë totalisht kundër Ramës.

“Forcat e tjera janë të destinuara që të dalin 2 lista. Doni se s’bën ta bëni me 140 ushtarë? Ishim nja 10 aleatë, dhe secili nga 140 kandidatë, na rudhën tani, dhe ju thoni mos bëni 2 po 140. Jo vetëm kështu do shkojë, pasi LSI është më ambicioze dhe nuk i del votat e PD. Pse t’i rrudhim, ndërkohë që kemi mundësi të kemi 140 të paktën. PS i ka të imponuar, se ska aleatë. Me skemën e vjetër opozita e kishte super të sigurtë fitoren. Tani të shohim,” përfundoi Duka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Pse u mbyllën shkollat për 24 orë?’, zv.ministri Kadia debat me ekspertin e PD: Ke ardhur i papërgatitur, flet vetëm politikisht
Tërhoqi zvarrë qenin për disa metra, nis procedimi penal për 67-vjeçarin në Durrës »
Article Logic
Execution time: 0.013036966323853
array(1) { ["section"]=> string(94) "marreveshje-e-munguar-me-pd-ne-agron-duka-do-te-therras-astrit-patozin-ose-paskal-milon-229130" }