Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Kurti takon Minxhozin: Nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen 

Publikuar tek: rajon, më 19:21 15-10-2019 Marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës, Kurti takon Minxhozin: Nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen  Ambasadori i Republikes se Shqiperise, Qemal Minxhozi dhe kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur më ambjentet e selisë së Vetëvendosjes ditën e sotme ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozin.

Gjatë takimit të tyre, Kurti ka theksuar se 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër por do të zbatohen.

Ndër të tjera ambasadori Minxhozi ka uruar Kurtin për rezultatin zgjedhor gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka deklaruar se në të ardhmen Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë komisione të përbashkëta qeveritare përsa i përket politikës së jashtme, burimeve natyrore dhe mbrojtjes e sigurisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075550079345703
array(1) { ["section"]=> string(113) "marreveshjet-mes-shqiperise-dhe-kosoves-kurti-takon-minxhozin-nuk-do-te-mbesin-ne-leter-por-do-te-zbatohen-182196" }