Marrin fund dilemat, vendoset emri i ri i ‘Arenës Kombëtare’ (DETAJE-SA DO TË PAGUHET NË 1 VIT)

Publikuar tek: sport, më 12:40 09-11-2019 Marrin fund dilemat, vendoset emri i ri i ‘Arenës Kombëtare’ (DETAJE-SA DO TË PAGUHET NË 1 VIT) ''Arena Kombëtare'' do të quhet ''Air Albania Stadium''

Stadiumi ‘’Arena Kombëtare’’ nuk do të mbajë këtë emër, por ‘’Air Albania Stadium’’.

Selia e re e kombëtares sonë do të marrë emrin e kompanisë ajrore të fluturimit ‘’Air Albania’’. Raportohet se kompania në fjalë i ka bërë ofertën më të madhë shoqatës ‘’Qendra Sportive Kuqezi’’. 

Mësohet se marrëveshja zyrtare do të firmoset të hënën mes palëve. ''Air Albania'' do të paguajë një shumë të konsiderueshme prej 650 mijë € për titullimin e stadiumit me emrin e saj.

‘’Air Albania’’ fitoi garën me emra prestigjiozë si: ‘’Sigal’’, ‘’Vodafone’’ dhe ‘’BolvOil’’.

Prej një kohe të gjatë, u hap një debat i madh për emrin që duhej të merrte ‘’Arena Kombëtare’’. Disa kërkuan që të vendosej emri i legjendës së futbollit shqiptar Panajot Pano, disa të tjerë kërkuan që të vendosej emri i heroit komunist Qemal Stafa, por tashmë të gjitja këto propozime janë rrëzuar.

Ceremonia e përurimit të stadiumit do të bëhet në 17 nëntor gjatë takimit eliminator për ‘’EURO 2020’’ me Francën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073938369750977
array(1) { ["section"]=> string(97) "marrin-fund-dilemat-vendoset-emri-i-ri-i-arenes-kombetare-detaje-sa-do-te-paguhet-ne-1-vit-185262" }