Është zhvilluar sot në kryeqytet marshimi me biçikleta kundër homofobisë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë.
Në aktivitetin e ditës së sotme ka marrë pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu. Aktivitetet do të zgjasin gjatë gjithë javës.
“Kjo është gjithashtu edhe një ditë që ne të rikujtojmë se të drejtat LGBT janë të drejtat e njeriut. Por kjo është një ditë edhe për respect dhe tolerancë. Sa pak që përfitohet nga urrejtja, por sa shumë mund të arrijmë nga dashuria. Ndajeni edhe ju këtë foto në faqen tuaj nëse jeni dakord me ne”, shkruan Ambasada Amerikane në njoftim.